Një tjetër rast dhune në familje është denoncuar në Policinë e Tiranës. 50 vjeçari J.Sh është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij”, njofton policia.
Kohët e fundit në Shqipëri janë regjistruar disa raste të dhunës në familje, teksa më i rëndi ishte ai i Jetnor Zhabollit, i cili kishte vendosur kamera kudo në shtëpinë e tij, si dhe dhunonte dhe i mohonte lirinë e daljes nënës, gruas dhe 2 fëmijëve të mitur.