Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, plagosje me armë zjarri te ‘Delijorgji’

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në kryeqytet, pas vrasjes me thikë të 31 vjeçarit Egli Pashollari në zonën e ish-Parkut.

Raportohet se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e njohur si Pallatat e Delijorgjit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një person është qëlluar me armë në bark. Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim.

Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar për plagosjen.

“Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.