Arben Ahmetaj kishte miqësi të ngushtë jo vetëm me Mirel Mërtirin, por edhe me Klodian Zoton. Kjo gjë është provuar në 2017, ku Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal dhe ka urdhëruar përgjimin telefonik.
Nga dosja e dërguar në Kuvend, rezulton se më datë 05.09.2017 në orën 16:38, Mirel Mërtiri nga numri në përdorim të shtetasit Klodian Zoto, i telefonon numrit 069609xxxx që i përket shoferit të familjes së Arben Ahmetajt.
Këtij të fundit i kërkojnë që të lajmërojë Arben Ahmetaj se i është thyer telefoni.
520… : O Zoto
456: O Gono
520: Çfarë bën?
456: Klodi jam, Klodi
520: E Klodi je o vlla?
456: E ça bëre ti lale?
520: Mirë
456: Ore se kam telefonin se mu thye, thuaj içik fratelos që ta dijë ai se mos më merr mua kur mundet të më kontaktojë e s’më kap
520: Të të marri këtu?
456: Jo mo jo, ky është telefoni i Zotos, po pati gjë t’i shkruajë Zotos dhe i dal unë në telefon
520: Mirë mirë, thuaj ti se mu thye telefoni
456: E mirë vëlla, mirë.
456: Si ka qenë ai?
520: Mirë po ja është në mbledhje, se kam takuar fare që nga ora 11
456: Po iku mirë në mëngjes? Vajtët mirë?
520: Po mirë, içik presion rrugës u nisëm vonë, u nisëm nga ora 9:20.
456: po andej nga Maqedonia, çfarë u bë?
520: Po, kanë dërguar Tanin, nuk e di.