Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka denoncuar terrorin e ushtruar nga Inspektorët e IKMT në Bashkinë e Tiranës ndaj një sipërmarrësi në kryeqytet, si hakmarrje për faktin se ai ka marrë pjesë në protestën qytetare e cila vijon prej 31 ditësh.
Shehaj ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e përplasjes mes tij dhe inspektorëve të IKMT në biznesin e sipërmarrësit, i cili sipas kreut të Mundësia ka me qindar të punësuar dhe duan t’ja dalin me punë të ndershme.
“Ngaqë Dritani ka folur, kanë ardhur inspektorët e regjimit të cilët janë të shqetësuar sepse Dritani ka vazhduar ka dalë në krah të protestuesve dhe ka folur. Dhe duan t’i mbyllin gojën. Kanë dërguar Inspektoriatin (IKMT) për t’i hequr këto tavolinat dhe këto karriget. Ja ku e keni shiritin. Çmenduri”, thekson Shehaj.
Reagimi i Shehajt në video-mesazh:
Vini këtu dhe vendosni gjoba. Ik shikoji ato, janë vajza të reja, djem të rinj që ia dalin me punë të ndershme dhe jo si puna juaj. Me vjedhje, me abuzime, me gjoba. E ke kryetarin e Bashkisë në burg aty dhe më tregon derën mua ti.
Si Veliaj, si Belinda, të gjithë në burg do shkoni. Është fundi juaj, fundi i këtij regjimi. Mjaft jua keni nxirë jetën.
Dritani ka krijuar një biznes nga hiçi, në fushën e turizmit dentar
I pari që e kam nisur
Ka me qindra të punësuar. Ngaqë Dritani ka folur, kanë ardhur inspektorët e regjimit të cilët janë të shqetësuar sepse Dritani ka vazhduar ka dalë në krah të protestuesve dhe ka folur.
Dhe duan t’i mbyllin gojën. Kanë dërguar Inspektoriatin (IKMT) për t’i hequr këto tavolinat dhe këto karriget. Ja ku e keni shiritin.
Çmenduri. Çmenduri