4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli. Lajmin e bëri të ditur ministrin i jashtëm, Igli Hasani në një postim në Facebook. Dy preh tyre u evakuuan përmes Jordanisë dhe dy shqiptarët e tjerë përmes Egjiptit.
“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.
Falënderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.
Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona”, shkruan Hasani.