Seanca e Sekretariatit të Etikës është shoqëruar me tensione të forta, pas vendimit për përjashtimin e deputetëve të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri nga punimet e Kuvendit.
Shehaj reagoi me tone të ashpra ndaj deputetëve të Partisë Socialiste, duke e cilësuar vendimin si një akt politik të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
“Shiko çfarë po bëjnë, shërbëtorët e Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës, kanë vendosur përjashtimin e deputetëve të Partisë ‘Mundësia’ nga Kuvendi i Shqipërisë. Pse ikni zoti kryetar? T’ju vijë turp! Turp! T’ju vijë turp! Turp zoti kryetar, turp, turp, të të vijë turp”, u shpreh Shehaj.
Kreu i “Mundësisë” akuzoi Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, të cilët votuan për përjashtimin e tij dhe të deputetit Kapri.
“Qesh Taulant ëë? Ia dole ? Shiko çfarë fytyre hajduti, shikojeni fytyrën e hajdutit. Doni një fytyrë hajduti? Ja ku e keni: Taulant Balla! Bashkë me atë që të pret veshët si mafioz (tregon nga Ulsi Manja). Ja ku janë! Ju ka ardhur fundi! Të ka ardhur fundi Taulant! Të ka ardhur fundi! Afrohu… Të ka ardhur fundi Taulant! Ja fytyra e hajdutit, kush i ka vjedhur shqiptarët në 35 vjet! Ja ku është, shikojeni mirë! Shikojeni, ja ku e keni!”, deklaroi Shehaj.