Pasi nuk ia doli dot të përçante protestuesit me ndërhyrjet imagjinare nga Greqia apo Irani, si dhe me mesazhet qesharake që Taulant Balla publikon çdo ditë, Edi Rama ka vendosur të përdorë një tjetër mënyrë.
Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një video të cilën Rama ua ka nisur deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, në mënyrë që ata ta shpërndajnë sa më shumë në rrjetet sociale të tyre dhe të vartësve.
Video është bërë nga një qytetar i quajtur Afrim Avdiaj, dhe tregon disa emigrantë shqiptarë që kërkojnë që protesta të ndalet, teksa vetë Avdiaj ofendon protestuesit dhe thotë se Edi Rama e ka ndryshuar Shqipërinë për mirë.
Por, nëse do të shohim profilin e këtij qytetari, shihet se ai është një adhurues i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Me shpërndarjen e kësaj video, kryeministri Rama po nxit “enveristët” të dalin kundër rinisë shqiptare që proteston për largimin e qeverisë së tij. Edhe sot, ashtu si në komunizëm, propaganda duket e vetmja shpresë për të shuar revoltën popullore, por vështirë se Rama do ia dalë edhe këtë herë, pasi qytetarët janë më të vendosur se kurrë.