Këtë të hënë, GJKKO vendosi masën “detyrim paraqitje” për kreun e Komisionit Publik të Prokurimeve, Jonaid Myzyri, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur me një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro. SPAK ka njoftuar se bëhet fjalë për një tender të shtatorit 2020, për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometër katror, Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.
Së bashku me Myzyrin, janë edhe 10 të tjerë të marrë të pandehur nga SPAK për këtë tender. Ata janë:
Vilma Zhupaj
Lindita Skeja
Merita Zeqaj
Enkelejda Bega
Vladimir Hodaj
Marjana Hasani
Mehdi Lala
Ardian Kaza
Ndoc Kulla
Gerald Adhiaj
Jonaid Myzyri, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani dhe Gerald Adhiaj, të dyshuar për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 258 dhe 25 të Kodit Penal.
Mehdi Lala, Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza, të dyshuar për “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, sipas nenit 190 të Kodit Penal.