“Tender 100 mln euro” Berisha thirrje SPAK-ut të hetojë Taulant Ballën: Ishte si mishi me thoin me Safet Gjicin

Ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje SPAK që të hetojë çdo lidhje të kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe Edi Ramës me Safet Gjicin, për tenderat që janë dhënë.

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se koalicioni i tij nuk ka ende një kandidat për Bashkinë e Kukësit ndërsa theksoi se SPAK duhet të marrë nën hetim çdo komunikim mes Taulant Ballës dhe Safet Gjicit vitet e fundit. .

I bëj thirrje SPAK të marrë çdo komunikim të Ballës gjatë viteve të fundit me Gjicin e Edi Ramës, i bëj thirrje të marrë në GPS të gjitha takimet dhe spostimet e tyre, i bëj thirrje të hetojë çdo tender nga Gjici në 100 milion euro, sepse lajmet gumëzhijnë, sepse flitet shumë se këta qenkan të lidhur si mishi me thoin, Taulanti me Gjicin, dikush thotë në bixhoz, dikush thotë në afera të tjera. I ftoj të bëjnë një hetim të plotë që të kuptojnë si ranë nga qielli 100 mln euro tek përfaqësuesi dinjitoz i Ramës, Gjici”, deklaroi Sali Berisha.