Temperaturat shumë të ulëta në disa zona kanë sjellë reshje të dendura dëbore, duke sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim në rrjetet sociale këshillon shoferët që të pajisin mjetet e tyre me goma dimërore dhe zinxhirë, pasi në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë, ka patur reshje të dendura dëbore dhe akset janë shumë të rrëshqitshme.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në aksetBilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë
Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C
Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore