Tedi Malaveci do të vazhdojë të drejtojë Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë edhe për katër vitet e ardhshme.
Anëtarësia e Dhomës e ka rivotëbesuar Malavecin për mandatin 2026–2030, duke i dhënë mbështetjen për të vijuar drejtimin e organizatës profesionale të përmbaruesve privatë.
Zgjedhjet u zhvilluan këtë të enjte, më 24 shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës, ku krahas kryetarit zgjidhen edhe organet e tjera drejtuese për katërvjeçarin e ardhshëm.