“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një zyrtar policor ka mbetur i vrarë nga sulmeve e bandave kriminale në fshatin Banjskë të Leposaviçit, ndërsa një tjetër është plagosur.

Rreshter Afrim Bunjaku humbi jetën pas sulmeve me granata nga serbët, ndërkohë që efektivi i plagosur fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Pas lajmit të rëndë, ka reaguar edhe familja e efektivit të ndjerë, e cila mes rreshtash shkruan se “të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri”.

Ndërkohë, reagime ka patur edhe nga kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe gjithë politikanët e Kosovës, që kanë kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, pasi këto sulme të organizuara tregojnë veprimet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën.