Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë, policia del me njoftim zyrtar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”- thuhet në njoftimin e policisë.