E rëndë në Laknas, 70 vjeçari vret një person dhe plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Laknas, ku është vrarë me armë zjarri një person dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa raportohet se është arrestuar një person, i dyshuar si autori i ngjarjes.

Autori është 70 vjeçari Maliq Marku, i cili ka vrarë me armë zjarri Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin Besnik Keça, rreth 50 vjeç. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që i plagosur është nisur drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.