“Të paktën 1 miliard euro abuzime, provat i keni kyçur”/ Shehaj-Peleshit: Nxirrni dosjen e Ballukut. Mjaft mbrojtët të korruptuarit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka kërkuar në Parlament të nxirret nga sirtarët e Kuvendit ku është kyçur dosja me provat e SPAK-ut kundër Belinda Ballukut, teksa akuzoi kryetarin Niko Peleshi që është bërë kryeparlamentari i parë që fsheh provat për një të akuzuar për abuzim me fondet e shtetit shqiptar të paktën 1 miliard euro.

“Tani kjo nuk është vetëm një shkelje e rregullores dhe Kushtetutës: Ju po mbroni korrupsionin me postin tuaj, me këto veprime zoti kryetar po mbroni të korruptuarit dhe kjo është e papranueshme. Kërkojmë që sa më shpejt të na vihet në dispozicion dosja se na takon jo se na bëni ndonjë nder.

Përndryshe do i drejtohemi Gjykatës Kushetuese dhe turpi do mbetet mbi ju sepse jeni i vetmi kryetar i Kuvendit të Shqipërisë i cili ka fshehur një dosje kompromentuese të zv.kryeministres Belinda Balluku, është detyra juaj të nxirrni dosjen, të bëni transparencë duhet që qytetarët të dinë si ka vjedhur me kë ka vjedhur Belinda Balluku. Cilat janë përgjegjësitë e kësaj qeverie, e kryeministrit e mazhorancës por edhe opozitës nëse ka në lidhje me abuzimet skandaloze prej të paktën 1 miliard euro të Belinda Ballukut. Mjaft mbrojtët të korruptuarit”, tha Shehaj.

Agron Shehaj:

Ju kemi dërguar një kërkesë në lidhje me dosjen e Belinda Ballukut. Keni mbi një muaj që keni marrë nga SPAK një dosje që ju është dhënë që ju ta përcillni tek deputetët e Kuvendit se ne duhet të votojmë në lidhje me heqjen e imunitetit.

Ju këtë dosje e keni kyçur në kasafortë, e keni shpërndarë me një grup deputetësh të cilët rastësisht nuk kanë thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë dosje.

Praktikisht ajo dosje në këtë Parlament zëre se nuk ekziston, e keni zhdukur, e keni ndarë me njëri-tjetrin dhe po mbroni një të akuzuar sepse ka abuzuar me fondet e shtetit shqiptar.

Tani kjo nuk është vetëm një shkelje e rregullores dhe Kushtetutës: Ju po mbroni korrupsionin me postin tuaj, me këto veprime zoti kryetar po mbroni të korruptuarit dhe kjo është e papranueshme. Kërkojmë që sa më shpejt të na vihet në dispozicion dosja se na takon jo se na bëni ndonjë nder.

Përndryshe do i drejtohemi Gjykatës Kushetuese dhe turpi do mbetet mbi ju sepse jeni i  vetmi kryetar i Kuvendit të Shqipërisë i cili ka fshehur një dosje kompromentuese të zv.kryeministres Belinda Balluku, është detyra juaj të nxirrni dosjen, të bëni transparencë duhet që qytetarët të dinë si ka vjedhur me kë ka vjedhur Belinda Balluku. Cilat janë përgjegjësitë e kësaj qeverie, e kryeministrit e mazhorancës por edhe opozitës nëse ka në lidhje me abuzimet skandaloze prej të paktën 1 miliard euro të Belinda Ballukut. Mjaft mbrojtët të korruptuarit.