“Të mbajmë qëndrim për Kosovën”, deputeti i PD-së bllokon foltoren në Kuvend

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ka bllokuar foltoren në Kuvend ku ka kërkuar të flitet për Kosovën. Ai është rrethuar ngapunonjësit e Gardës.

“A e dini që atje po vriten njerëz? Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim, janë marrë 3 policë penh në Kosovë, kemi një kryeministër që sillet si shefi i OKB-së. Të vijë këtu në Kuvend dhe të japë llogari për draftin që ka dërguar në BE dhe SHBA për konfliktin në Kosovë.

Është e turpshme që Kuvendi nuk ka pasur asnjë qëndrim për situatën në Kosovë, deri në fund të kësaj seance duhet të dalim patjetër ne një qëndrim.”- tha Dogjani.