Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka kërkuar punonjësve të policisë të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas pushimeve të verës.
Sipas këtij njoftimi policët duhet të jenë në krye të detyrës për të siguruar që sezoni turistik të vijojë normalisht.
Kjo kërkesë e Ballës ka ardhur pas fluksit të madh të sezonit turistik dhe që të garantohet një ambient i sigurt për të gjithë gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu mësohet se ka kërkuar që lejet të shtyhen për një moment tjetër.
“Nisur nga fluksi i madh i pushueseve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht,” informoi ministria e Brendshme
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kreu i Sindikatës së Policisë në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” tërheq vëmendjen. Ai tha se të paktën policët duhet të paguhen për këto orë pune suplementare dhe pushimet u takojnë me 20% shtesë së bashku me pagesën.
