Taulant Balla është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.
Media Ditari mëson se Balla ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e kallëzuesit, për çështjen e ish kompleksit Partizani.
Balla ka ngritur më herët një padi në SPAK, ku akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.
Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.