Këtë të premte, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ka nisur rinumërimi i votave të 290 kutive të Durrësit. Deri tani janë rinumëruar 111 kuti, dhe sipas të dhënave nga KQZ, PS ka 3 vota më shumë që i ka marrë padrejtësisht ndërsa PS, 2.
Por në këtë qark, beteja bëhet brenda PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash në numërimin fillestar.
Nga rinumërimi rezulton se në 11 Maj, Ndoja ka marrë 55 vota padrejtësisht, ndërsa Kalasë i janë hequr 8 vota.
Kujtojmë se ishte Aulon Kalaja që kërkoi rinumërim votash me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë. Pritet të shihet nëse hapja e pjesshme e kutive të Durrësit do t’i japë vota në favor të tij, për t’i marrë mandatin Ndojës.
Para dy ditësh përfundoi rinumërimi i Fierit, proces qe tregoi mbi trafikimin e votave brenda partisë. Zegjine Caushi humbi mandatin e saj, të cilin e fitoi me 10 vota më shumë nga Maldrita Braho. Por kjo e fundit hoqi dorë dhe Caushi do të futet në shtator në Kuvend.