Sylvinho “driblon” UEFA-n dhe lë jashtë Brojën, ky është formacioni i kuqezinjve ndaj Kroacisë

Surpriza në 11-shen titullarë të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Kroacisë, me trajnerin Sylvinho që ka bërë disa zgjedhje të pamenduara nga analistët dhe gazetarët sportivë.

Dje UEFA kishte nxjerrë formacionin e mundshëm të Shqipërisë, ku lunte jashtë Hysajn dhe Ajetin, por trajneri brazilian ka vendosur që t’i përfshijë sërish të dy në formacionin titullar, ndërkohë që ka bërë dy ndryshime të tjera.

Qazim Laçi do të marrë vendin e Taulant Seferit dhe Rei Manaj do të jetë në qendër të sulmit në vend të Armando Brojës, duke e kthyer kështu formacionin në 4-3-3, me Nedim Bajramin që do të zhvendoset në të majtë të sulmit kuqezi.

Asnjë ndryshim tjetër, me Strakoshën të vendosir në katërkëndësh, ndërsa Gjimshiti, Ajeti, Hysaj dhe Mitaj do të formojnë katërshen e mbrojtjes. Asllani, Ramadani dhe Laçi në mesfushë, ndërsa sulmi përbëhet nga Asani, Bajrami dhe Manaj.

Ndeshja starton në orën 15:00, teksa për të dy ekipet një humbje do të ishte fatale.

Formacioni zyrtar: Strakosha , Hysaj,  Mitaj, Ajeti, Djimsiti,  Ramadani,  Asllani,  Laçi, Bajrami,  Manaj,  Asani