Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar pak më parë se gjenerali amerikan Dan Caine dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, janë aktualisht në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë.
Dhoma e Situatave e ka emrin një kompleks inteligjence në katin përdhesë të Shtëpisë së Bardhë.
Caine dhe Hegseth janë dy zyrtarët me pozitat më të larta në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, dhe i raportojnë presidentit amerikan, Donald Trump si komandant i përgjithshëm i ushtrisë.
Ende nuk dihet nëse ka nisur një takim i paralajmëruar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Uashington.
Sulmi i Itranit duket se është kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore amerikane kundër tri objekteve bërthamore të Iranit – Fordow, Natanz dhe Isfahan më 22 qershor.