Sula ironizon kolegen që firmosi dy herë shkarkimin e Bardhit: E turpshme dhe qesharake

Deputeti i PD Dashmir Sula ka reaguar lidhur me aktin e koleges së tij Oriola Pampuri, e cila firmosi dy herë dje në dokumentin për t’i hequr vulën e partisë Gazment Bardhit.

Sula e quan të turpshêm aktin e saj ndërsa thotë se Basha nuk ka ikur kurrë dhe sillet sikur vula është ceshtje e vullnetit të tij.

Postimi i plotë i Sulës:

Sa e turpshme dhe për të ardhur keq të shohësh akte të tilla.

“Lideri Evropian” që tmerrohet nga Këshilli Kombëtar kërkon të privatizojë vulën e PD sikur të jetë prona e tijë e paluajtshme.

E turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes.

Që këtu kuptohet se në “cfarë nivelesh jemi.

Disponimi i vules eshte ceshtje e statuti jo vullnet i individeve personal.

-Sa për patericën, akuzat për Portin e Durrësit dhe të tjera s’kanë qenë për ne që kemi bërë dhe i shkonim pas edhe “opozitarizmit” të atij që nuk iku asnjë ditë por bën sikur po rikthehet me mision ushtarak”.

Ditën e djeshme deputetët e PD që mbështetin Lulzim Bashën firmosën për t’i hequr vulën e partisë Gazment Bardhit. Por ajo që ra në sy ishte se deputetja Oriola Pampuri kishte firmosur dy herë, me shkrim dhe bojë ndryshe të stilolapsit.