Studentët zhvendosin protestën para Kuvendit, thirrje për largimin e Ramës

Studentët e zhvendosën protestën e tyre nga Ministria e Arsimit te Kuvendi, teksa aktualisht po zhvillohet seanca plenare, e cila ka nisur që prej orës 10:00 të kësaj të enjteje.

Me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën për largimin e kryeministrit, protestuesit janë pozicionuar tashmë para Kuvendit, teksa ndodhen një numër i lartë efektivësh.

Në shenjë revolte, protestuesit i vendosën flakën një kosho mbeturinash. Ndërkohë pak më vonë situata u qetësua. Përveç studentëve, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë.

Kujtojmë se në Kuvend, po diskutohet në një seancë maratonë projekt buxheti për vitin 2027, ndërsa nuk munguan edhe debatet mes mazhorancës dhe opozitës.