Studentët e mjekësisë sërish në protestë: Kundër punësimit me detyrim

Studentët e mjekësisë kanë dalë sërish në protestë sot, duke kundërshtuar propozimin e ministrisë që i detyron ata të firmosin një kontratë punë tre vjeçare në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, ose të paguajnë një tarifë prej 5 mijë eurosh.

Studentët deklaruan se kanë biseduar me ministrinë, por nuk kanë arritur në asnjë konkluzion, ndaj janë në nivelet e protestave.

“Nuk ka konsultime, nuk ka pasur tentativa për diskutime. Ne kemi mbetur në nivelin e protestave pa përgjigje. U dërguan emaili tek të gjithë studentët dhe sipas dëshirës janë mbledhur për ta diskutuar. Ne kemi treguar që jemi të bashkuar. Nuk mund të na përçajnë. Dua të sqarojmë opinioni publik, ne po luftojmë për një të drejtë, jo për tu larguar nga vendi, por një të drejtë që e gëzojnë të gjithë, e drejta për të punuar aty ku kanë dëshirë.Në kundërshtojmë propozimin e ministrisë dhe tarifën prej 5 mijë euro. Në do vazhdojmë me protesta dhe protestat nuk do të ndalen derisa ky propozim të hidhet poshtë”, janë shprehur studentët.