Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e Financave Petrit Malaj në seancën plenare.
Ministri socialist akuzoi opozitën se ka fjetur gjumë dhe nuk ka bërë punën që i takon, ndërsa Bardhi iu përgjigj, duke thënë se ministri është në shërbim të bandave dhe krimit të organizuar.
“Z. Bardhi gjumë jeni mësuar të flini ju, se keni vite që flini gjumë. Nuk bëni opzoitën që duhet ta bëni. Në qoftë se do ti referohesh medias, do të shohësh agazhimin tim që në mëngjes herët se ku kam qenë i angazhuar dhe për cfarë kam qenë i angazhuar”, tha ai.
Bardhi e akuzoi ministrin se është në qeveri për të menaxhuar paratë e buxhetit të shtetit dhe kalimin e tyre në shërbim të bandave, përmes koncesioneve dhe PPP-ve.
“Z.ministër unë nuk do të përgjigjem për këtë cështjen e gjumit, sepse se kush ishte në gjumë e pa gjithë Shqipëria, zotërote duhet të kishte ardhdur në punë që në orën 08:00, por erdhe në punë në oren 12:00. Ai shqetësim që ne ngritëm, nuk ndjekim agjendë, edhe për faktin se s’je gjëkundi, për shkak se s’të njeh askush, nuk bën asnjë punë dhe kjo është e vërteta. Je aty vetëm sepse ka rekomanduar krimi i organizuar dhe këtë e di shumë mirë. Je aty për të menaxhuar paratë e buxhetit shtetit, që pjesën dërrmuese siç bën e gjithë qeveria t’ia çosh me tendera, koncesoine, PPP krimit të organizuar, je aty si ushtar i Edi Ramës për të firmosur atë që të urdhëron Rama dhe krimi i organizuar. Ajo që ne e ngritëm ka të bëjë me rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutetën e Shqipërisë. Je i detyruar me Kushtetutë, se kështu është kur merr nga rruga dhe e ul në karrigen e ministrit, siç ka marrë kyme pjesën dërrmuese, që ka ulur aty”, tha ai.