Stafi i Spiropalit u pagua 400 mijë euro në vit nga paratë e taksapaguesve shqiptarë

Teksa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, rritje të çmimeve dhe paga të ulëta që i kanë detyruar të largohen nga vendi, Kabineti i ish-Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, është paguar me shuma të mëdha.

Sipas një dokumenti të publikuar në media, stafi i Spiropalit është paguar mbi 400 mijë euro në vit. Sipas këtij dokumenti, pagat variojnë nga 3 milionë lekë më e larta deri të 700 mijë lekë më e ulëta.

Sipas përllogaritjeve, çdo muaj, 36 milionë lekë bruto shpenzoheshin për të paguar një ekip të gjerë të këshilltarëve, sekretarëve dhe ekspertëve të Spiropalit, e cila në mandatin e katër do të jetë Ministre e Jashtme. Pra stafi i Spiropalit u pagua 400 mijë euro në vit nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Por përtej shumave të larta që këta ekspertë dhë këshilltarë marrin, nuk kanë munguar edhe qokat që Elisa Spiropali ka bërë ndaj njerëzve të Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për Edon Becin, djalin e Benet Becit, kryebashkiakut të Shkodrës, i cili ka punuar si këshilltar i Spiropalit dhe me një pakë shumë të kënaqshme. Siç shihet në dokumentin më poshtë, Edon Beci ka një pagë neto 1800 euro në muaj. Në listë është edhe deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi, të cilin e kemi paguar 1800 euro në muaj.

Por teksa qytetarët shqiptarë nuk ngrenë dot kokën lartë për shkak të vështirësive ekonomike, stafi i Spiropalit trajtohet me paga shumë të kënaqshme, ku paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.