“S’ta fal gjakun e djalit kurrë”, nëna e Santiago Malkos përplaset në gjyq me Leonard Dukën

Është shoqëruar me tensione seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko. Nëna e këtij të fundit i është drejtuar Dukës me fjalët  “ma fute djalin në dhe”, ndërsa theksoi se nuk do t’ia falë kurrë gjakun.

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë do të vras. Me fute djalin në dhe”, tha nëna e Santiago Malkos në ghyq.

Pas tensioneve në sallë, gjykata ka nxjerrë jashtë nënën e viktimës. “Është sallë gjyqi, s’mund të bëhet çfarë t’u dojë qejfi”, thanë togat e zeza.

Ndërkohë Leonard Duka ka mohuar që të ketë përdorur SKY ECC.  Megjthatë në sallën e gjyqit, SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.

Pjesë nga seanca në GJKKO:

Avokatja pyet Dukën: A keni pasur SkyEcc

Leonard Duka: Jo

Pyetet për kodin

Duka: Se kam idenë

Avokati: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur sky?

Leonard Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt

Pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky

Leonard Duka: Nuk jam unë

Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni pasur kontakte?

Leonard Duka: Po e kam takuar

Behar Dibra: Po komunikime të tjera?

Leonard Duka: Jo

Behar Dibra: Po babai juaj ka pasur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Leonard Duka: Babai im s’ka pasur asnjë problem