SPAK sekuestron projekt marëveshjen me Alma Kaçin dhe Safet Gjicin. Video 17 minutëshe shton akuzën për korrupsion

Elton Qyno

Një plan marëveshje dhe projekt për sterizilimin e kujdesin ndaj qenve të rrugës, rezulton të jetë dorëzuar nga Alma Kaçi, 40-vjeçaria e cila u shfaq në një video seksi me Kryetari e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, kanë sekuestruar këtë plan-marëveshje dhe projektin e dorëzuar nga Alma Kaçi, në bashkinë e Kukësit, dokumenta këto këto që implikojnë Gjicin në favorizim dhe korruptim të zyrtarit të lartë, duke përfituar favore seksuale nga Alma Kaçi.

Një burim pranë SPAK, tha se Alma Kaçi, rezulton të ketë paraqitur në bashkinë Kukës një projekt-plan për ngritjen e një qëndre grumbullimi të qenve endacakë në bashkinë Kukës.

Plani përmban firmën e disa ambjentalistëve dhe ekspertëve që janë pjesë e shoqatave për mbrojtjes e kafshëve.

Ende ky plan nuk kishte marë konkretizimin e bashkisë Kukës, por tashmë dokumentat janë sekuestruar në kuadër të hetimeve që SPAK po heton Gjicin, për dhënien e favoreve.

Mes dokumentave të sekuestruara në bashkinë e Kukësit është dhe një sipërfaqe toke që Alma Kaçi, ka marë me qëra në një fshat të Kukësit,

Video skandali është e gjatë 17 minuta ku veç minutazhit erotik, Safet Gjici në cilësinë e kryetarit të bashkisë Kukës, komunikon me Alma Kaçin, duke e orientuar këtë të fundit të dorëzojë dokumentat si plan dhe preventive financiar me qëllim miratimin e projekt-idesë.

Video e plotë tashmë ka rënë në dorë të SPAK, dhe është transkiptuar e gjitha. Përmes bisedave mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit, ky ky i fundit shfaqet duke i premtuar favore ekonomike nga buxheti i bashkisë, 40-vjeçare Alma Kaçi.

Tashmë SPAK, veç akuzës së “Shpërdorimit të detyrës”, ka ngritur dhe akuzën e “Korrupsioknit ndaj zyrtarit të lartë”, gjë e cila pritet të sjellë caktimin e një mase sigurimi ndaj Safet Gjicit.

Sipas SPAK, në këmbim të miratimit të projektit të sterilizimit të qenve dhe dhënien së pagesave përmes buxhetit të bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka kërkuar favore seksuale nga Alma Kaçi.