SPAK sekuestron kamerat e Bashkisë Kukës pas video-skandalit, vajzës i ndalohet dalja nga Shqipëria

Pas shpërndajes së videos së ish kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici, SPAK ka sekuestruar serverat e kamerave të këtij institucioni. Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit qëndruan për 30 minuta në Bashki dhe pasi morën kontakt me punonjësin e IT-së, bënë sekuestrimin e serverit, si dhe të disa dokumenteve që mund t’i shërbejnë hetimit për shpërdorim detyre.

Mësohet se vajzës në video, e cila fillimisht u dyshua se mund të kishte qenë personi që kishte regjistruar pamjet, i është ndaluar largimi nga Shqipëria. Ajo banon bashkë me fëmijën e mitur në Durrës dhe rezulton pronare e një biznesi. Rrëfimi i saj konsiderohet si i rëndësishëm për hetimin ndaj i ndalohet largimi nga vendi. Gjithashtu, SPAK do të mund të përcaktojë kohën e realizimit të videos, ndonëse materiali filmik shënon data 6 qershor ora 16.00. 

Safet Gjici, shfaqej në video duke kryer marrëdhënie seksuale me vajzën në fjalë brenda zyrës së tij. Të dy ata kanë deklaruar se janë prej kohësh në një marrëdhënie.

Kujtojmë se deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga kryeministri Rama ndërsa Gjici u shkarkua si kryebashkiak i Kukësit, ku ishte rikonfirmuar në detyrë pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit.