Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë “Hill Internacional N.V”, e cila ishte supervizore në ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Prokurori Dritan Prençi ka dhënë urdhër për sekuestrimin e dokumenteve, që përmbajnë të dhënat për të ardhurat, kostot dhe fitimet nga tenderi.
Për tenderin e tunelit të Llogarasë ka hedhur akuza të forta edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili deklaroi se çmimi i tunelit të Llogarasë ka shkuar në kosot sa dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Sipas tij, u rrëzua oferta 140 milionë euro dhe u zgjodh ajo me 190 milionë, me Ramën dhe Ballukun që grabitën rreth 50 milionë quro.
“Vetëm me tunelin e Llogarasë, që do ta them, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha, i ka gëlltitur plaçkitësja më e madhe, por do të kthehemi tek tuneli. Do bëj edhe ca pyetje që na çojnë në drejtimin e të vërtetës për të ndihmuar SPAK-un. Për projektin e tunelit. Kam qenë prezent. Janë prezantuar në një ambient privat dy kompani, që unë s’kisha dijeni se nuk ishte në ministrinë time të linjës, prezent në Turqi. Isha unë, kreu i organizatës (Rama), plaçkitësja (Balluku), edhe sy-zgrudulluari, t’i mungojë, qimja i prapanicës. Plaçkitësja dhe kreu ishin prezent. Ishin dy kompani, dhe kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim. Faktin e dinin që është rrëzuar kompania Gjoka në tender me 140 milionë, është marrë me 190 milionë, me një të gëlltitur të lapsit fap-fap nga kreu i organizatës siç e ka zakon, janë gëlltitur nga plaçkitësja 50-milionë dollar. Inceneratori i Fierit, plus ai i Elbasanit, 50-54 milionë euro janë,” tha Ahmetaj.
Tashmë duket se SPAK ka nisur hetimet dhe pritet të ketë të reja ën ditët në vijim, teksa sot u paraqit për herë të tretë në Prokurorinë e Posaçme edhe Joanid Myzyri, kreu i Prokurimeve Publike.