SPAK nis procedimin penal për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi kërcënonte pastruesen me vendin e punës

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedim penal për kryebashkiakene Roskovecit, Majlinda Bufin.

Burime për Ditar.al konfirmojnë thirrjen nga SPAK të Nikoleta Veshos, sanitare e një shkolle 9-vjeçare, e cila kërcënohej nga Bufi. Asaj i është kërkuar të japë dëshminë e saj para oficerëve të BKH-së lidhur me ngjarjen që u publikua edhe në një emission televiziv.

Në materialin e shfaqur  dëgjohet që kryebashkiakia i bën presion pastrueses për vendin e punës dhe i jep këshilla se me kë duhet të shoqërohet.