Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike.
Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim. Myzyri do të paraqitet ditën e hënë në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, për t’u marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.
Hetimet kanë zbuluar se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.
Në prill të këtij viti, Myzyri u mor në pyetje për rreth dy orë nga prokurorët e posaçëm. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kreu i Myzyri nuk dha asnjë koment për gazetarët.