SPAK mbyll hetimet për blerjen e votave në Shkodër, nën akuzë kreu i FRPD-së dhe ish-zëvendësi i Këlliçit

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për hetim dosjen për 4 të akuzuarit për blerje votash në zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër.

Të akuzuar në dosje janë:

Ergys Ivziku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”

Arvit Bushati, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”

Petrit Dyli, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Mhill Volaj, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Ergys Ivziku është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër, për PD-në e Rithemelimit, ndërsa Arvi Bushati ka qenë zëvendës i Belind Këlliçit në FRPD, ndërkohë që ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Ujësjellësit në Shkodër.

Njoftimi i SPAK:

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 125 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

  1. Ergys Ivziku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal;
  2. Arvit Bushati, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal;
  3. Petrit Dyli, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal;
  4. Mhill Volaj, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/25 e 22 i Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se të pandehurit Ergys Ivziku, Arvit Bushati, Petrit Dyli dhe Mhill Volaj, banorë të qytetit të Shkodrës, në kuadër të formës së thjeshtë të bashkëpunimit, kanë kryer veprime konkrete të cilat kanë mbetur në fazën e tentativës (për shkaqe të pavarura nga autorët), me qëllim dhurimin e të mirave materiale në këmbim të votës për një kandidat të caktuar politik, pjesëmarrës ne zgjedhjet lokale të muajit Maj 2023.