SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rikthen për plotësim dosjen e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim hetimesh çështjen ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën SPAK kishte kërkuar pushimin e procedimit penal.

Vendimi për kthimin e dosjes në SPAK u mor nga gjyqtarja Marinela Osmani.

Hetimet ndaj gjyqtares së posaçme nisën pas denoncimit të bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në maj të vitit 2025 publikoi një vendim të gjykatës së Janinës që e kishte dënuar atë në fillim të viteve 2000. PD e kallëzoi gjyqtaren në SPAK për falsifikim të vulave dhe formularëve të dekriminalizimit.

Ndërkohë sipas SPAK, procesi ndaj saj është zhvilluar në mungesë dhe ajo nuk ka qenë në dijeni, duke shtuar se edhe sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.