Ish drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka qëndruar sot për rreth 30 minuta në SPAK, në zbatim të masës së saj “detyrim paraqitje”.
Pasi doli nga ambientet e SPAK, Karçanaj refuzoi të fliste për gazetarët, të cilët i drejtuan disa pyetje. Madje avokatja e saj, shtyu mikrofonat e gazetarëve duke thënë se ajo “ do të flasë kur të dojë”.
Kujtojmë që pak ditë më parë Gjykata e Lartë mori vendimin për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.
Karçanaj akuzohet nga SPAK për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.