Vëllai i Igli Tarës, Agron Tare është paraqitur në SPAK, si pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për dosjen “Balluku”.
Burime për mediat bëjnë me dije se Tare është pyetur nga prokurorët e posaçëm për çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Kjo e fundit është marrë e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarës dhe në hetim për Unazën e Madhe të Tiranës.
Agron Tare ka qenë drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Ndërkohë, në media është përfolur edhe për një thirrje të mundshme ndaj Igli Tares për t’u paraqitur në SPAK, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ai është paraqitur apo jo.
Aktualisht, hetimet janë përqendruar kryesisht në verifikimet pasurore dhe në mbledhjen e provave në kuadër të procedimit penal që po zhvillohet ndaj zyrtares së lartë.