Eduart Merkaj është emëruar në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Ky institucion, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, do të njihet si Agjencia e Mbikëqyrjes së Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Më herët, Merkaj ka qenë drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), si dhe ka mbajtur funksione drejtuese në Policinë e Shtetit.
Merkaj ishte emëruar në krye të AMP-së më 26.09.2025 dhe u largua në prill 2026, duke u zëvendësuar nga Klevis Qose, i cili më parë mbante postin e ish-drejtorit të burgjeve.