SPAK i dorëzon Berishës urdhër-thirrjen për 21 Janarin

SPAK ka njoftuar sot se ish-kryeministri, Sali Berisha ka firmosur urdhër-thirrjen në lidhjet me hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme për 21 Janarin.

Berisha e ka firmosur urdhër-thirrjen paraditen e kësaj të hënë, teksa ai u paraqit në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, sa i takon dosjes Partizani.

Berishës i kërkohet të paraqitet në datën dhe orën e caktuar nga SPAK.

“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Kujtojmë se Sali Berisha nuk u paraqit të premten e kaluar në SPAK për dosjen e 21 Janarit, duke pretenduar se nuk i kishte shkuar fletëthirrja.

Në lidhje me çështjen e 21 janarit, Berisha tha se nuk është thirrur kurrë nga prokuroria në të kaluarën dhe se ka qenë gjithmonë i gatshëm të paraqitet nëse do të ftohej