SPAK do ta apelojë vendimin, kërkon që Sali Berisha të rikthehet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme vendosi sot revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila pranoi kërkesën e avokatëve të liderit demokrat. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme do ta apelojë vendimin, duke kërkuar që Sali Berisha të rikthehet në “arrest shtëpie”.

Berisha qëndronte në “arrest shtëpie” prej 30 Dhjetorit 2023, pasi nuk respektoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion pasiv” përsa i përket dosjes “Partizani”, teksa i pandehur është edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Kujtojmë se gjyqtarja që la të lirë sot Berishën, Flojera Davidhi, do të jetë ajo që do të vendosë në 16 dhjetor nëse do të kalojë ose jo për gjykim në GJKKO dosjen “Partizani”.