Sot seancë plenare, qytetarët zhvendosin protestën para Kuvendit

Kuvendi do të mblidhet këtë të hënë në seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 12:00.

Në rendin e ditës pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore të institucioneve kushtetuese dhe të drejtësisë.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse Partia Demokratike do të vijojë me bojkotin apo jo, por nje ora para senaces do te mbledh grupin parlamentar.

“Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njofton kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Në të njëjtën kohë, jashtë Kuvendit është paralajmëruar një protestë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 6 – 24 korrik 2026 dhe në vendimin nr. 11, datë 16.7.2026, të Konferencës së Kryetarëve,

URDHËROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 20.7.2026, ora 12:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.7.2026.

2. Njoftime.

3. Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.

4. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025″.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025″.

10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”

11. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025″.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.