Në Kuvend do të mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare, që pritet të shoqërohet me debate të shumta për shkak të refuzimit të kryeministrit Rama për interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi, në lidhje me akuzat e këtij të fundit ndaj Olsi Ramës, si i përfshirë në grupin kriminal të laboratorit të drogës në Xibrakë.
Ndërkohë, në rendin e ditës pritet të miratohen sërish ligjet që u anuluan nga Sekretariati i Etikës, për shkak se në seancën e 7 marsit u miratuan pa u plotësuar kuorumi i nevojshëm.
Sot do të ketë edhe një interpelancë me ministren e turizmit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, ndërsa mes ligjeve që do të votohen është edhe ai për investimet strategjike.
Rendi i ditës: