Sokol Sadushi drejt largimit, Gjykata e Lartë hap garën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Gjykata e Lartë ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi mandati tre vjeçar i Sokol Sadushit përfundon më 17 tetor.

Gjyqtarët e interesuar duhet të dorëzojnë kandidaturat deri më 11 shtator 2026. Secili kandidat duhet të paraqesë kërkesën me shkrim dhe platformën personale për mënyrën se si synon ta drejtojë institucionin më të lartë të pushtetit gjyqësor.

Pas mbylljes së kandidimeve, procedura do të vazhdojë sipas rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në vitin 2023.Kryetari zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, mes anëtarëve të saj dhe me votim të fshehtë.

Sipas ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mandati i Kryetarit të Gjykatës së Lartë është tre vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.