Është përkeqësuar situata nga zjarri në fshatin Gojan të Madh në Pukë, pasi flakët i janë afruar zonave të banuara në lagjen Pepaj.
Raportohet se ka nisur evakuimi i banorëve, ndërkohë një helikopter po punon për shuarjen e flakëve.
Deri më tani raportohet për 4 banesa të shkrumbuara nga flakët.
Kujtojmë se urdhri i parë për evakuim erdhi ditën e djeshme nga Ministria e Mbrojtjes, pasi flakët po përparonin me shpejtësi të madhe në drejtim të banesave.
Ndërkohë dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.