Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste dy ditë më parë ka bërë një reagim, duke iu përgjigjur socialistëve, të cilët i kërkuar që të dorëzojë mandatin e deputetes.
Në një postim në rrjete sociale, Koçeku thotë nuk ia ka marrë askujt mandatin e deputetit, por shton se për “10 muaj resht ia kanë marrë asaj”.
Më tej ajo sfidon qeverisë duke i kërkuar shpërndarjen e parlamentit dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, për të matur forcat se kush fiton.
“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.
Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde” shkroi deputetja Koçeku në Facebook.