Skandali/ Si u detyrua administrata të udhëtonte për në aktivitetin e Ramës në Athinë: Bëj fotografinë, e hedh online!

Takimi i Ramës me diasporën shqiptare në Greqi u transmetua me bujë të madhe nga disa media në vend. Përveçse u kujdes që të merrte me vete rreth 50 gazetarë, kryeministri dha urdhër që edhe kryebashkiakët socialistë të ishin pjesë e turmës në stadiumin Galatsi.

Por jo vetëm kaq, pasi një kamer e fshehtë nga emisioni investigative Piranjat, ka nxjerrë në pah se si drejtorët e administratës janë detyruar të udhëtojnë gjatë gjithë natës për në Athinë, “me urdhër nga lart” për të marrë pjesë në aktivitet.

Në një video të publikuar paraprakisht shihet se si drejtorin i teatrit “Bylis” të Fierit, z. Klajdi Marku, shpreh hapur pakënaqësinë e prezencës së tij aty, ndërsa thotë se të rinjtë e ardhur nga Fieri aty, janë mbledhur nga kryetari i Bashkisë, Armando Subashi.

“Unë jam drejtori i teatrit të Fierit, këta janë çunat tanë të qendrave kulturore e kështu”, thotë ai në video përgjim. Ndërsa i pyetur nëse ka ardhur aty me dëshirë apo me detyrim thotë duke qeshur se janë të dyja bashkë.

“Si të gjithë, edhe Estrada. S’ka mbetur njeri pa ardhur nga Shqipëria. Varja, Shqipëri hesapi të tërë. Bëje fotografinë, i thua ja isha, e hedh online. Në rregull vëlla, mirupafshim. Marrim rrogën vëlla, çar do bëjmë. Ushqehemi, pikë muhabeti!”.

Videot e plota do të publikohen në emisionin e radhës.

Duket se kryeministri po përpiqet të gjejë mbështetës për zgjedhjet e 2025, duke i kërkuar tashmë ata jashtë Shqipërisë, pasi në këto 11 vite nuk ka bërë asgjë për t’i mbajtur shqiptarët në atdhe.