Skandali me TIMS, Ministria e Brendshme heshti, amerikanët kërkojnë hetim

Lajmi i para disa ditëve për një ndërhyrje të kundërligjshme në sistemin e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit kaloi në heshje nga ana e Ministrisë së Brendshme. Ndonëse denoncimi ishte me emra dhe veprime konkrete, Ministria e Brendshme nuk reagoi për çështje dhe skandalin.

Por mesa duket, kjo ngjarje ka shqetësuar së tepërmi amerikanët të cilët në mënyrë të hapur i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, të ketë një hetim të plotë për këtë çështje. Në një njoftim zyrtar të Ambasadës Amerikane, thuhet se i Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowel, i kërkoi ministrit Balla hetim shpejtë.

“I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDoëell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDowell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Po si ndodhi skandali?!

Një email i është dërguar Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shqiptar dhe disa mediave për të denoncuar vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Ky email është dërguar nga punonjës të Policisë, teksa përmenden me emra ata që morën këtotë dhëna.

Sipas denoncuesit, Drejtori i Departamentit të Teknologjisë në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ka urdhëruar punonjësit e databazës që t’I ngarkojnë të gjitha të dhënat në një hard disk të jashtëm, ku përfshiheshin hyrje-daljet e personave, dokumentat biometrikë, ngjarjet kriminale etj.

Disa prej punonjësve kanë refuzuar të përfshihen në këtë vjedhje dhe kanë njoftuar shefin e tyre Ardit Muço. Ky I fundit menjëherë ka njoftuar Drejtorin e Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorine  Krimeve, Neritan Nallbati.

Por si arriti Ervin Muça ta kryente këtë vjedhje?

Ai mori disa miqtë e tij nga një kompani private Soft & Solution dhe së bashku shkuan pasdite pranë laboratorit të DTI-së, nga ku morën të gjitha të dhënat. Gjatë pritjes së transferimit ttë të dhënave, ata janë shprehur se njëri është punonjës IT i QKB dhe dy të tjerë nga kompania Horizon. Denoncuesi thotë se nëse janë nga Horizon, atëherë të dhënat kanë shkuar drejt e në Qipro.

Procesi i marrjes së të dhënave është bërë në prani të drejtorit Besion Tanuzi, që sapo është emëruar. Por sapo Ervin Muça ka marrë vesh se Ardit Muço është vënë në dijeni, ka dhënë urdhër që këtij të fundit t’i mbyllen të gjitha akseset në kompjuter apo email. Gjithashtu Ervin Muça ka tentuar të komunikojë edhe me përgjegjësin e kamerave, pork y I fundit nuk I ëhstë përgjigjur.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI së policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Email-i i plotë:

A ka ngel gjë pa vjedhur….

MINISTER, SPAK, MEDIA

NDALONI VJEDHJEN E TE DHENAVE TE POLICISE SE SHTETIT!

Po denoncojme nje skandal vjedhje ne zyrat e Policise se Shtetit. Sot me date 02.08.2023 Drejtori i Depratmentit te Teknologjise se Informacionit ne Policine e Shtetit, i sapoemruari (disa dite para se te vije minister Taulant Balla) Ervin Muça, urdheroi verbalisht gjthe punonjesit e databazes dhe serverave te kryejne exportim te menjehershem te te gjitha bazes se te dhenave te TIMS ne nje harddisk te jashtem, te nje USB e madhe qe mbahej ne xhep nga ky person, ku perfshihen Hyrje Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policise, dosjet hetimore, lista terrorristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj. Duke pare absurditetin e kerkeses. Disa prej punonjesve refuzuan te perfshihen ne kete vjedhje duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muco, i cili ne menyre te menjehershme njoftoi me email te gjithe vartesit e tij dhe vuri ne dijeni Drejtorin e Pergjithshem te Policise Z.Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z.Neritan Nallbati, qe mos te perfshihen ne kete proces te jashteligjshem vjedhje per exportimin e te dhenave ne disqe te jashtme qe shkojne sdihet se ku.

Si e beri kete pune drejtori Ervin Muca i akuzuar dhe me pare per vjedhje te dhenash nga Tatimet (rasti publik). Ai merr disa miqte e vet nga kompani private me punonjes It te Ermal Beqiri nga Soft & Solution, te cilet kane ardhur gjate orarit te mbasdites prane laboratorit te DTI-se ne rrugen Mine Peza, dhe kane kryer exportin e te dhenave. Gjate pritjes se perfundimit te procesit te eksportit, keta persona jane shprehur se jane njeri punonjes IT i QKB dhe dy te tjere nga kompania Horizon, (mbeten per tu verifikuar). Nese jane nga Horizon me nipt  K52225004V ateher te dhenat kane vajtur direkt ne Qipro. Procesi export u be ne prani te BEsjon Tanuzi qe ka nje jave qe ka ardhur drejtor me mision kete vjedhje ( i emruar ne departament pa certifikate sigurie dhe mbi te gjitha me diplome ekonomiku). Ervin Muca, mbasi morri vesh qe Ardit Muco eshte vene ne dijeni te ketij procesit banditesk, urdheroi punonjsit qe Arditit ti mbyllen te gjitha akseset ne email apo cdo kompjuter qe eshte pjese e Policise se Shtetit.

Gjithashtu Ervin Muca ka kerkuar te kontaktoje me nxitim personin pergjegjes per kamerat e ambjenteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por per momentin pergjegjesi i kamerave nuk i eshte pergjigjur. Gjate eksportit kane qene te pranishem nga DTI se policise, Albana Vrapi nga Sektori i databazes, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kjo eshte grabitje te dhenave policore nga nje person qe ska as nje muaj ne pune, ska as certifikate sigurie. I emruar me fshehtesine me te madhe per te marr te dhenat e informacionit sekret policor ashtu si beri ne tatime, kujtojme skandalin e shitjes se te dhenave nga databaza tatimeve qe Ervin Muca shpetoi nga Alma Muca prokurore dhe u denuan lehte Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Ky person deri para nje muaji ishte drejtor It te Kadastra ku ka vjedhur gjith databazen e pasurive hipotekore te shqiptarve nen preteksin e kadastres dixhitale.

Shkoni dhe ndaloni personat qe kane ne xhep diskun me te dhenat delikate policore. Ky eshte nje alarm qe duhet te ngrere gjith shtetin ne kembe. Merrni kamerat, gjeni personat. Koha spret, neser do jete shume vone.

 Ky eshte e-mail nga punonjës te Policise se Shtetit!