SKANDALI/ Apartamenti i Klotilda Bushkës ishte adresa e kompanisë së Ajola Xoxës, deputetja i kërkoi punonjëses të gënjente në SPAK

Një skandal i madh ka dalë në pah nga dosja e SPAK për lidhjen mes Ajola Xoxës dhe Klotilda Bushkës, kryetares së Komisionit të Ligjeve.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Klotilda Bushka ka intimiduar punonjësit e Xoxës që të mos dëshmonin në SPAK kundër bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj. Madje, në disa raste ajo u tregonte edhe se çfarë duhet të rrëfenin përpara prokurorëve.

Lidhja mes Ajola Xoxës dhe Klotilda Bushkës është e hershme, pasi deputetja socialiste ka punuar në kompaninë e Xoxës, “Partners Law”, ndërsa më pas u katapultua në Partinë Socialiste.

Si pengoi Klotilda Bushka drejtësinë:

Ina Goxhaj, ish-drejtoresha e kompanisë BYL-A, e cila pronar faktik kishte Ajola Xoxën, rezulton të jetë kushërira e Klotilda Bushkës.

Pas njoftimit për t’u paraqitur në SPK, Ina Goxhaj zhvilloi disa takime me Klotilda Bushëkn dhe Ajola Xoxën. Sipas SPAK, Bushka i mësonte se në Prokurori, Goxhaj duhet të thoshte se ishte ajo nismëtarja e projektit të ‘dancit’, por Harabeli është marrë me organizimin.

Shqetësimi tjetër i Klotildës lidhej me adresën e selisë së BYL-A, që s’duhet të dilte që ishte shtëpia e saj. Po ashtu, deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka dhënë një dokument i cili shërbente për ndryshimin e adresës së qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar Inës të deklarojë që ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Më pas, ka qenë Ajola Xoxa ajo që i ka marrë telefonin Ina Goxhajt për t’i parë bisedat dhe ishte djerë e shqetësuar për ato që thuheshin aty.

Deklaruesja shprehet se ëhstë larguar nga ky takim, për të vijuar takimin me Klotildën në banesën e prindërve të saj. Po kështu, shpjegon se Klotilda i ka thënë se nuk duhej të përmendte emrin e Ajolës apo të tregonte se si kishin funksionuar gjërat. Shpjegon se Klotilda i ka kthyer telefonin A35 me qëllim që të kopjonte të dhënat e nevojshme dhe t’ia kthente sërish për asgjësim”, thotë SPAK në dosje.

Madje, Klotilda Bushka ka marrë edhe shuma monetare nga pagesa fiktive të bërë nga persona të njohur të organizatorëve të këtij projekti.

Po kështu, deklaruesja pohon se gjatë zbatimit të këtij projekti ka patur pagesa fiktive, në rastet kur ekspertët ishin të njohur të oganizatorëve, merrnin pagesa e më pas i kthenin në formë cash, vlera të cila merreshin nga Klotilda, Ajola dhe në disa raste Ejona, Për këtë projekt, ka shpjeguar se ka patur kontakte me Altin Bushkën, bashkëshortin e Klotildës, në lidhje me faturën e shërbimit të internetit që duhej ta regjistronte so zë shpenzimesh.”

Pra, në dosjen e SPAK shihet qartë se si kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, jo vetëm që ka penguar drejtësinë të hetojë Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën, por është bërë pjesë e korrupsionit duke marrë para’ nga pagesa fiktive për kompaninë e Ajola Xoxës.

Nisur nga këto të dhëna, Klotilda Bushka duket se është drejt largimit nga detyra e kryetares së Komisionit të Ligjeve, por edhe të mandatit të deputetit.