Frika që po rritet nga dita-ditës nga protesta e qytetarëve, me shqiptarët që po shtohen çdo ditë e më shumë për të kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie, ka detyruar socialistët që të turren e të postojnë gjithçka që gjejnë, edhe pa i konfirmuar ato, siç ishte rasti i “autobusëve greke”.
Por, ajo që ka ndodhur sot është një skandal edhe më i rëndë. Taulant Balla, një nga ministrat më të dështuar të qeverive Rama, që nuk arriti të mbyllë as një vit në detyrë por u shkarkua, ka publikuar sot një foto të disa makinave me targa serbe në Zvërnec, duke akuzuar se ishin serbë dhe “anti-shqiptarë” që po drejtojnë protestën kundër qeverisë.
Ndërkohë, këto makina që Balla nxitoi t’i sulmojë, janë mjetet e një nga mediave më prestigjioze në botë, Reuters. Kjo media ka sjellë disa grupe gazetarësh për të raportuar, dhe personi në foto është drejtori i zyrës rajonale të agjencisë Reuters.
Nuk dihet nëse Balla do të dalë të kërkojë falje apo do të fshijë në heshtje postimin e tij, por duket se “zegjinizimi” ka kapur edhe deputetët më të vjetër të socialistëve, që nga frika e protestës, po flasin pa u menduar.
Postimi i Taulant Ballës:
