Silva Bino thirret në SPAK

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bino ka qëndruar në SPAK për rreth 1 orë ndërkohë që jashtë ambienteve të institucionit të drejtësisë pritej nga kamera dhe gazetarë. Por ajo nuk pranoi të jepte prononcim për arsyen pse ishte thirrur dhe çfarë kishte dëshmuar.

Bino ka mbajtur pozicione të ndryshme në sistemin e shëndetësisë, përfshirë edhe kreun e Institutit të Shëndetit Publik.

Kujtojmë se së fundmi dy zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe Laura Shteto janë nën akuzë për korrupsion.