Elton Qyno
Në një episod tjetër të dokumentimit të rasteve të tregtisë së drogës, sërisht agjenti i policisë me simbolin “K”, ka qënë vendimtari për të provuar aktivitetin kriminal të arrestuarit Esmirald Licci.
Prej disa kohësh ky i fundit merej me shpërndarje të ashashit në Elbasan. Ndërsa në 23 qershor kjo tregti është dokumentuar me prova konkrete, i cili dukshëm dhe qartasi bisedon me agjentin e policisë për marjen e një qese me drogë, në mënyrë që mos e kapnin punonjësit e policisë.
Teksa të dy flasin për prezencën e një patrulle policie, Licci i thotë agjentit të policisë: “…bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin k’ta rop q…”. Sipas dosjes hetimore agjenti i autorizuar rreth orës 10:50 ka shkuar në rrugën “Xhemal My hyrdari”, ku pasi ka parkuar automjetin ka marrë kontakt me shtetasin Esmirald Liçi pranë bilardos së lagjes. Pasi kanë biseduar për pak sekonda, kanë ecur së bashku rreth 30 metra nga bilardo. Shtetasi Esmiral Liçi futet në banesën e tij ndërsa agjenti qëndron në rrugën e lagjes. Pas rreth 5 minutash shtetasi Esmirald Liçi del nga banesa e tij dhe takohet përsëri me agjentin dhe i jep diçka në dorë e më pas largohet për në drejtim të bilardos ndërsa agjenti largohet në drejtim të rrugës “Xhemal Myhyrdari”. Raport vëzhgimi shoqërohet me fotografitë përkatëse. Me autorizim “Mbi veprimet e përgjimit ambjental” të prokurorit është realizuar më dt. 20.06.2023 nga ora 10:45 deri në orën 10:55 përgjimi ambjental i bisedave të agjentit të policisë dhe Esmirald Liçi, të cilat janë zhvilluar në ambjente të hapura në qytetin e Elbasanit. Në 23 qershor 2023 është përgjuar në mënyrë ambjentale një bisedë mes agjentit me simbolin “K” dhe personit të identifikuar si shpërndarës droge, Esmirald Licci. Licci: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin. Agjenti: Gjum? Licci: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer njani sa hysha ship, mershin çunat. Aty te cepi ne fund ka polica aty? Agjenti: Kam kshu kam ca koh që…kshu Licci: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin k’ta rop q.